Mon Chéri - Coffee Shop

Kjo është faqja zyrtare e "Mon Chéri", kompanisë me rrjetin më të gjerë të lokaleve dhe dyqaneve të kafesë. Për më shumë info, klikoni në www.moncheri.al

Mon Chéri - Coffee Shop


“Mon Chéri” synon të jetë kompania lider në Shqipëri në sektorin e ushqimit dhe pijeve me bazë kafeje, duke vendosur standarde të reja në fushën e shërbimit dhe produkteve që ofron. "Mon Chéri" sjell një frymë të re, duke ndikuar në krijimin e një stili të ri jetese, i cili në fokus ka të rinjtë, njerëzit e punës dhe të gjithë ata persona që karakterizohen nga dinamizmi dhe kërkesa e lartë për të shkëmbyer energji pozitive.

Çfarë e bën Mon Cheri të veçantë?

Produkte origjinale!
Në "Mon Chéri" mund të shijoni pije të ndryshme me bazë kafeje ose jo, të ngrohta apo të ftohta si: Freddoccino, Mochaccino, Crunchy Cacao, Chéri, Milkshake, dhe një shumëllojshmëri Çajrash. Produktet të reja shtohen dhe përmirësohen vazhdimisht, për t’iu përshtatur më mirë shijeve të klientëve tanë. Përveç pijeve, në "Mon Chéri Coffee Shop" mund të shijoni edhe panine, ëmbëlsira të ndryshme, të gatuara dhe servirura me po aq dashuri :)

Paketimi praktik ;)
Produktet ofrohen në paketime praktike dhe një përdorimshe, higjenike dhe të lehta për t’u marrë me vete. Paketimet e produkteve janë 100% të riciklueshme, ne e duam mjedisin :)

Atmosfera miqësore :)
Emri “Mon Chéri” transmeton pozitivitet, dashuri, harmoni, vlera të cilat ne kërkojmë t'i nxisim si tek punonjësit, edhe tek klientët tanë. Stafi ynë i sjellshëm dhe mikpritës përbëhet nga 62% punonjëse femra, pasi ne mendojmë se vetë figura femërore mund të transmetojë më së miri vlerat që qendrojnë në thelb të kompanisë tonë. Në ambjentet tona jemi munduar të krijojmë një atmosferë miqësore, e cila i bën klientët dhe punonjësit të ndihen si pjesë e shtëpisë :)

Kudo në qytet!
Ne kërkojmë t’ju shërbejmë sa më mirë dhe te jemi gjithmone sa më pranë jush. Me "Mon Chéri" keni mundësi të shijoni kafenë tuaj të preferuar në çdo vend e çdo moment. Na gjeni në adresat e mëposhtme:

1. Mon Chéri Bar, Rr. Elbasanit, në krahë të Ambasadës Amerikane
2. Mon Chéri Urban Life Bar, Rr. Perlat Rexhepi, pranë Fakultetit Juridik
3. Mon Chéri Apartment Bar, Rr. Kavajës, Qendra “Condor”, kati i dytë
4. Mon Chéri Coffee Shop, Rr. Abdyl Frashëri, përballë Librit Universitar
5. Mon Chéri Coffee Shop, Rr. Sulejman Delvina, tek sheshi Wilson
6. Mon Chéri Coffee Shop, Rr. Durrësit, përballë kafe “Flora”
7. Mon Chéri Garden Bar, Rr. Pjetër Bogdani, tek ish-Blloku
8. Mon Chéri Coffee Shop, Rr. Kavajës
9. Mon Chéri Coffee Shop, Blv. Zog I, përballë Ministrisë së Drejtësisë
10. Mon Chéri Coffee Bar, Rr. Mustafa Matohiti (prapa Piramidës)
11. Mon Chéri Coffee Shop, Rr. Durrësit, pranë Ambasadës Polake

Qëndroni të lidhur me "Mon Chéri" dhe të rejat tona në www.moncheri.al

    Caffetteria, Bar

    Petit déjeuner, Café, Boissons, Déjeuner

   
          Tables d'extérieur
          Emporter


   +355682030955

   www.moncheri.al

      Facebook

      Autostrada Tr-Dr, km6, Tirana, Albania

   
Lundì
07:00-22:30
Mardì
07:00-22:30
Mercredì
07:00-22:30
Jeudì
07:00-22:30
Vendredì
07:00-22:30
Samedì
07:00-22:30
Dimanche
07:00-22:30



   
          


Laissez votre commentaire




"Vos lieux préférés en un clic"